Në ndeshjen e Kupës së Serbisë mes Maçva nga Shabac dhe Mladost GAT nga Novi Sadi, ka ndodhur një skenë e tmerrshme që ka lënë sportin në plan të dytë.
Në minutën e 73-të të ndeshjes, adoleshenti nga Nigeria, Elijah Peace (18 vjeç), është rrëzuar në fushë për arsye të panjohura për momentin. Shërbimi mjekësor është përgjigjur menjëherë dhe e ka ndihmuar 18-vjeçarin, e më pas e ka transferuar në spitalin e Shabacit.
Aty u konstatua se Peace pësoi një atak në zemër në fushë dhe më pas u transferua në spitalin e Valjevës, ku do të përfundojë shërimin dhe do t’i nënshtrohet analizave të mëtejshme.
“Ishte e tmerrshme. Siç doli, përfundoi mirë. Elia e duroi heroikisht këtë situatë, për të cilën mjekët mund të thonë më shumë. Kam qenë dëshmitar kur e kanë futur në ambulancë. M’u duk sikur i kishte pushuar zemra dhe sikur djali do të vdiste”, tha Dragan Antoniç, komisari për sigurinë i Maçvës.
Ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 për Mladost GAT.
“Ai është një djalë jashtëzakonisht i fortë. Ai u zgjua dhe pyeti menjëherë për rezultatin e ndeshjes. Kur i thashë se humbëm 1-0, ai u nervozua dhe hodhi këpucën. Ai nuk është në dijeni të asaj që i ka ndodhur. Sikur ta kishte goditur dikush! Faleminderit Zotit që përfundoi në këtë mënyrë …”, përfundoi Antoniç.
PANORAMASPORT.AL