Sunday, 16. August 2026
Sport

Dramë në Girona, dy autogola e dy penallti të humbura por fitorja i takon Feyenoordit

GS 02/10/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra holandeze Feyenoord ngadhënjeu në udhëtim, me rezultat 3:2 ndaj Girona-s, në ndeshjen e xhiros së dytë të Champions League. 

Ndeshje me rivalitet e pesë gola, dy penallti të humbura.

Për Feyenoord realizuan Herrera (23′ – autogol), Milambo (33′), Krejci (79′-autogol) dhe për Girona-n shënuan Lopez 919′) e van de Beek  (74′).

Miovski i Girona-s dështoi nga penalltia në minutën e 67-të, sikur edhe ai i Feyenoord Ueda në atë të 36-tën.

Girona ka pësuar humbjen e dytë dhe Feyenoord pas humbjes në start shijoi fitoren e parë..

Teilen: