Friday, 30. January 2026
Sport

Dramë në Madrid, Getafe shënon dy gola në fund dhe barazon 

GS 19/12/2023 1 Min. Lesezeit

Dramë në Madrid! 

Atletico Madridi mbeti 52 minuta pa një lojtar dhe fitorja iu mohua në fund, duke barazuar 3:3 me Getafen.

Mysafirët e shfrytëzuan përparësinë numerike, pasi që në minutën e 38-të Saviq u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë. 

Deri në minutën e 87-të udhëhoqi me 3:1 Atletico por pësuan dy gola për 5 minuta e fundit. 

Për Atleticon shënuan Griezmann (44′ e 69′- nga penalltia), Morata (63′) dhe për Getafen realizuan Mayoral (53′ e 90+2 nga penalltia) e Rodriguez (87′). 

Pas javës së 18-të në kampionatin spanjoll Atletico renditet në vend të 3-të me 35 pikë e Getafe në të 8-tin me 65 sosh.

Teilen: