Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë me rezultat 3:2 ndaj Leganes-it, në takimin e javës së 29-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.
Mysafirët dy herë avancuan por nuk ia dolën.
Mbappe (32′ e 76′), Bellingham (47′) shënuan për Realin dhe Garcia (33′) e Raba (41′) për mysafirët.
Barcelona kryeson me 63 pikë duke lënë pas Real Madridin me 63, ndërsa Leganes renditet në pozitën e 17-të me 27 sosh.