Skuadra e basketbollit e SHBA-së ka një ekip në Lojërat Olimpike sivjet, i cili me të drejtë quhet “Dream Team” dhe trajtimi i tij është shumë i shtrenjtë.
Më shumë se 14,000 atletë janë të vendosur në Fshatin Olimpik, por nuk ka yje të mëdhenj të basketbollit amerikan.
Që nga viti 1992, kur SHBA-ja ka dërguar lojtarë të NBA-së në Lojërat Olimpike, ata nuk vendosen kurrë në fshatin Olimpik dhe kështu është edhe këtë herë.
Sipas informacioneve të gazetarit të Forbes, Justin Birnbau, seksioni i basketbollit ka marrë me qira një hotel në qendër të qytetit me një kapacitet prej 800 dhomash.
Në atë hotel janë të vendosura kombëtaret e SHBA-së për meshkuj dhe femra, ku përveç lojtarëve dhe stafeve profesionale, janë edhe familjarët e sportistëve, si dhe sigurimi, drejtuesit dhe përfaqësues të ligës së NBA.
I gjithë trajtimi luksoz kushton rreth 14 milionë euro dhe përveç hotelit, në këto shpenzime përfshihen edhe fluturimet me aeroplan privat.
Po ashtu edhe gjëra tjera si transporti i pajisjeve dhe gjithçka tjetër e nevojshme për lojtarët në Paris 2024, ku atu futen edhe transporti për në seancat stërvitore, ndeshjet dhe gjithçka tjetër.