• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejt kalimit në Premier League

26/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e Stefano Piolit mund të jetë Premier League. 58-vjeçari nga Parma i dha fund të shtunën në mbrëmje aventurës me Milanin, skuadër me të cilën fitoi titullin kampion dhe mbërriti deri në gjysmëfinalet e Champions League.

Kuqezinjtë i drejtoi për 240 ndeshje, duke qenë ekipi ku ka qëndruar më shumë si trajner. Pasi i falënderoi të gjithë pas ndeshjes me Salernitanën, e fundit për të në “San Siro”, Pioli u ndal edhe tek e ardhmja.

“Jam duke studiuar gjuhën angleze. Jam i etur të provoj një eksperiencë të re jashtë Italisë”, theksoi tekniku emilian. Duke qartësuar se dëshira e tij e madhe është të vijojë karrierën në ishull.

“Premier League mund të jetë një mundësi vërtetë e bukur dhe tërheqëse, nuk e mohoj”, vazhdoi Pioli, i cili pritet të mos mbetet për një kohë të gjatë pa ekip. Në fillim disa pushime dhe pastaj, pse jo, kalimi në kampionatin më të bukur në planet.

Në 9 nëntorin e largët të vitit 2019 nisi aventura e tij si “Djall”, për t’u mbyllur në duelin e përfunduar 3-3 kundër Salernitanës. “Milani dhe milanistët do të kenë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time”, u shpreh i emocionuar pas ndeshjes.

Next Post

Bostoni bën një hap gjigant drejt finales së madhe të NBA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.