• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejt qëndrimit te Barcelona, ja arsyet që Ksavi po lëkundet

24/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë tifozët e Barcelonës presin që e ardhmja e Ksavit të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë përfundimtare. Nëse deri pak kohë më parë nuk kishte dyshime, se trajneri do të largohej në mbyllje të sezonit, siç dhe kishte paralajmëruar më 27 janar, tashmë situatat kanë ndryshuar.

KSAVI LAPORTA

Situata aktuale e ka bërë katalanasin të mendojë, për herë të parë, të tërhiqet nga vendimi i tij. Prej javësh, institucioni në deklaratat e presidentit Laporta, zëvendësit të tij, Rafa Juste dhe drejtorit Deko ka shprehur dëshirën që Ksavi të vazhdojë. Kësaj i shtohet dhe fakti se klubi prej javësh ka hequr dorë nga kontaktimi i trajnerëve të tjerë që mund të jenë pasues të Ksavit. Gazeta “Marca” ka shpjeguar arsyet pse klubi ka zgjedhur të vazhdojë bashkëpunimin me teknikun aktual.

“ADN”-ja e Barçës – Nëse ka një tipar që e karakterizon Ksavin, është identiteti i tij te Barça. I shpallur një blaugrana që kur lindi, trajneri katalanas është i rrënjosur thellë në filozofinë e institucionit. Është sinonim i ADN-së së Barçës. Ekonomikisht, i përballueshëm – Arka e Barçës është ende shumë e varfër dhe kjo do të thotë se opsionet që do t’i përshtateshin më mirë stolit të ekipit janë të ndërlikuara. E thënë ndryshe, edhe ekonomikisht, Ksavi është opsioni më i leverdishëm. Nuk përjashtohet as Rafa Markez, por sot për sot është një alternativë e rrezikshme. Vazhdimësia e projektit – Nëse Ksavi vazhdon të drejtojë ekipin, kjo do t’i japë stabilitet edhe projektit sportiv. Trajneri u ul në stol në nëntor 2021 dhe ka përfunduar vetëm dy sezone të plota. “Shpresoj që projekti i tij të jetë i gjatë”, deklaronte asokohe Ksavi. “Barça duhej të rindërtohej me njerëz që e njohin klubin. Dhe Ksavi është një trajner që i dha atë aftësi dhe atë qetësi për të qenë në gjendje të ndërtohet një ekip serioz”, deklaronte Deko më parë.

Bast te të rinjtë – Pa dyshim, katalanasi nuk heziton kur vjen puna për të dhënë mundësi apo për të kërkuar zgjidhje te lojtarët produkt i klubit. Fermin Lopez, Lamine Jamal dhe Pau Kubarsi, ndër të tjerë, janë bërë pjesë të rëndësishme të kësaj Barcelone. Përveç Hektor Fort, Astralaga, Mark Guiu, Kasado… të cilët thirren rregullisht në ekipin e parë. Për shkak të mungesës së burimeve financiare, Ksavi e ka gjetur zgjidhjen në “La Masia”, diçka që u ka pëlqyer të gjithëve në klub dhe duan të vazhdojnë me këtë filozofi. Këtyre u shtohen dhe “pikë” të tjera, ku mes tyre dhe janë dhe dy trofe të fituar, mes të cilave La Liga 2022-2023.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Tevez shtrihet në spital

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.