• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës: Basketbolli kosovar në rrugën e duhur

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, ka vizituar Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç’rast është pritur nga presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Presidenti Krasniqi falënderoi drejtorin Novak për vizitën dhe përkrahjen që po i jep basketbollit tonë, ndërsa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut për të fuqizuar edhe më tutje bashkëpunimin me FBK-në për të avancuar basketbollin në Kosovë.

Drejtori ekzekutiv, Novak, që shoqërohej nga drejtuesit e FBK-së, kryetari Arben Fetahu e sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku, falënderoi presidentin Krasniqi për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që ka me FBK-në.

Novak vlerësoi lart punën dhe përkushtimin e FBK-së për avancimin e basketbollit, derisa përmendi organizimet e shumta ndërkombëtare që po i bënë federata, si dhe shprehu konsideratën e lart edhe për emërimin e Fetahut, anëtar i Bordit të FIBA Evropës.

Drejtori Novak do të jetë i pranishëm në ndeshjen Kosova-Malta që zhvillohet në kuadër të Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U16, që sot nis në Prishtinë, ndërsa më pas do të ndjek edhe takimin e parë parakualifikues për Evropianin 2025, ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, që zhvillohet në Prizren./Lajmi.net/

  


Next Post

Oferta të bujshme nga Arabia për Immobile, Lotito dhe lojtari analizojnë situatën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.