• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejtori i ri sportiv te Siti, Viana bëhet gati të marrë detyrën

10/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të zëvendësosh Txiki Begiristainin, krahun e djathtë të Pep Guardiolës për 12 vjet dhe një mik i ngushtë personal, është një detyrë e vështirë në vetvete. Por puna e re bëhet akoma e vështirë, duke i shtuar mbikëqyrjen e rinovimit masiv të një klubi që ka dominuar për gati një dekadë? Kjo mjafton për të të kërcitur gjunjët.

bandicam 2025-05-10 19-30-55-433

Kur Viana të nisë zyrtarisht punën në qershor, si drejtori i ri sportiv i Sitit, ai do të jetë përgjegjës për rindërtimin e skuadrës së ardhshme, po aq sa Guardiola. Pothuajse gjysma e skuadrës që fitoi një rekord prej katër titujsh radhazi, po i afrohet largimit. Kajl Uoker u largua, Ilkai Gyndoan duket se është në sezonin e tij të fundit dhe dyshime të mëdha ka mbi Kevin de Bryjnen, Edersonin, Xhon Stonsin dhe Bernardo Silvën.

Nevojitet një operacion urgjent dhe i madh. Disa dyshojnë nëse vetë Guardiola do të qëndrojë për dy vitet e mbetura të kontratës së tij. Viana, një nga mesfushorët më elegantë, përballet me një mision kaq të vështirë, sa shumë do të shtrëngoheshin mirë përpara se të bënin “check-in”.

E SHKUARA – Por shefi i ri vjen nga Sportingu dhe ai e di se si është të hysh në një klub në rrëmujë të vërtetë. Dy muaj përpara se Viana të shkonte në Lisbonë, në gusht 2018, tifozët e tërbuar hynë në qendrën stërvitore pasi nuk shkuan në Ligën e Kampioneve, duke sulmuar lojtarët dhe stafin.

Shtatë lojtarë, duke përfshirë katër nga skuadra e Portugalisë që mori pjesë në Kupën e Botës, ndërprenë kontratat e tyre, edhe pse Bruno Fernandesh më vonë qëndroi. Ishte një klub në kaos. Por syri i Vianës për të pikasur talentet në merkato solli një dopietë kupash vendëse në sezonin e tij të parë dhe titullin e parë pas 19 viteve në sezonin pasardhës.

Por ai ishte edhe i pamëshirshëm, ndërsa u shkarkuan tre trajnerë në 15 muaj, përpara se të vihej një bast për një trajner të paprovuar që vinte nga Braga, Ruben Amorim. I dyti prej tyre ishte Zhorzh Manuel Rebelo Fernandesh, i njohur për tifozët e Uolvesit si Silas, i cili bëri vetëm 14 paraqitje në tri vite për t’u harruar në “Molineux”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Juventus fiton një pikë në ndeshjen si finale në Romë për një vend në Champions League

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.