Saturday, 31. January 2026
Sport

Drejtori sportiv i Mançester Sitit: Respekt maksimal Kopenhagenit, duam sërish trofeun

GS 19/12/2023 1 Min. Lesezeit

Drejtori sportiv i Mançester Sitit, Txiki Begiristain, tha se kampionët në fuqi do ta trajtojnë me respektin maksimal rivalin e kampionëve në 1/8-at, Kopenhagenin, një skuadër me të cilën u përballen në fazën e grupeve sezonin e kaluar, duke i mundur 5-0 në “Etihad” përpara se të luanin një barazim pa gola në “Parken”.

MANC

Por danezët u kualifikuan këtë vit në një grup të vështirë me Bajernin, Junajtidin, por edhe Gallatasarajin. “Në fazën e grupeve ata luajtën kundër Bajernit, Gallatasarajit dhe Junajtidit dhe u kualifikuan.

Ishin ekipi i dytë më i mirë në grup, kështu që do të thotë shumë. Duhet t’i trajtojmë me respekt maksimal dhe duhet të kemi kujdes. Duam të fitojmë sërish trofeun. E dimë se çfarë na nevojitet tani”, tha spanjolli.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: