• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejtori sportiv i Milanit/ Monkada: I kënaqur me merkaton, mëkat dalja nga Champions-i

15/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është nga ata që flet shpesh. Edhe pse është drejtor sportiv i Milanit, Xhefri Monkada, është një personazh nga ata që preferojnë faktet. Ai ka dhënë një intervistë të shkurtër për momentin që po kalon Milani dhe ambiciet e së ardhmes duke analizuar të gjitha aspektet e situatës.

monkada

Si ndjeheni pas një dalje nga Champions-i, që me siguri dhemb jo pak?

Është mëkat sepse ishim shumë pranë kalimit në raundin tjetër. Do të kishte qenë tepër e rëndësishme për ne. Në grupin e vdekjes morëm 8 pikë si PSG-ja. Ndoshta duhet të kishim bërë më mirë në dy ndeshjet e para ku shpërdoruam jo pak. Tani duhet të rikthehemi fuqishëm në kampionat. Është me të vërtetë një merkat për Ligën e Kampionëve, sepse iu afruam shumë kualifikimit.

Në Njukasëll diferencën e bënë të ardhurit nga merkato…

Bëmë disa ndryshime të mira, trajneri bëri disa zëvendësime të frytshme. Okafor hyri mirë, Joviç ka bërë gjëra interesante në pesë ndeshje e fundit. Jam i lumtur edhe për Çukvuezen sepse është një djalë i mirë që punon shumë dhe jam i sigurt se do të jetë i rëndësishëm për Milanin.

Si do të ecë përpara ky Milan?

Duhet të rikuperojmë fillimisht mbrojtësit tanë. Të mërkurën mundëm një ekip anglez duke luajtur me një mbrojtës të majtë si qendërmbrojtës. Kur të kemi ekipin e plotë, do të kthehemi në nivelin e parë në gusht dhe shtator.

Milani do të luajë në Ligën e Europës…

Duhet të mendojmë vetëm pozitivisht sepse mbetemi në Europë. Duhet të mendojmë vetëm të bëjmë mirë në këtë kompeticion sepse është një kompeticion i mirë e për më tepër do të ishte i rëndësishëm edhe për imazhin sepse Milani nuk e ka fituar kurrë.

Sa shanse ka kjo skuadër për titullin në Itali?

Deri në shkurt nuk do të kemi impenjime mesjavore, ndaj do të ishte e rëndësishme të rikuperonim pikë në Serinë A. Ndeshjet janë brenda mundësive tona dhe askush nuk na pengon të tentojmë. Për bilance do të mendojmë në një moment tjetër.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

VIDEO/ Zhbllokohet sfida, Juventus ndëshkon Genoa

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.