Thursday, 7. May 2026
Futboll

Drejtori sportiv i Toulouse, Bezhani: Isha pranë transferimit të tre lojtarëve kuqezi në Ligue 1!

GS 07/05/2026 2 Min. Lesezeit

Viktor Bezhani është një nga figurat shqiptare më të suksesshme. 41-vjeçari i lindur në Tiranë prej gati një vitit është drejtori sportiv i Toulouse në Ligue 1.

Një shembull suksesi, pasi djaloshi i lindur në Tiranë nuk ka qenë asnjëherë futbollist profesionit, por është një nga drejtuesit më të lartë në një skuadrët që garon në një nga pesë ligat kryesore.

Në serinë e reportazheve “Shqiptarët në Europë” në FSHF TV, Bezhani ka rrëfyer jetën e tij që nga hapat e para në licensimin në Federatën Shqiptare të Futbolloit dhe deri të sfidat me klubin francez, ku ka arritur që të lërë gjurmë.

Ndër të tjera, Bezhani tregon se në vitin e fundit ka qenë shumë pranë transferimit të 3 lojtarëve shqiptar tek Toulouse, por që në fund nuk është konkretizuar.
_“Kam parë 2-3 lojtarë shqiptarë dhe jam munduar t’i sjell këtu, por për arsye të ndryshme nuk u realizuan. Ajo që dua të them është se ne shqiptarët duhet të mbështesim më shumë njëri-tjetrin dhe të promovojmë më shumë sukseset tona. Sidomos njerëz si unë dhe Igli, që jemi në një nivel më të lartë në futboll, kemi një përgjegjësi për të ndihmuar.

Unë e marr si përgjegjësi personale, sepse nuk përfaqësoj vetëm veten, por edhe vendin tim. Dhe kur të mbarojë koha ime këtu te Toulouse, pse jo, mund të vijë një tjetër shqiptar dhe të gjejë një perceptim pozitiv për ne”._

Për FSHF TV, foli dhe presidenti i Toulouse, Olivier Cloarec, I cili tregoi se ka konsideratën maksimale për 41-vjeçarin nga Tirana.

_“Është vërtet kënaqësi të punosh me Viktorin dhe është shumë e lehtë të bashkëpunosh me të. Edhe pse, kur erdha para 9 muajsh, nuk njiheshim fare me njëri-tjetrin. U hodhëm menjëherë në aksion, sepse merkatoja kishte nisur tashmë. Ai ishte shef i rekrutimit kur erdha unë dhe ishte gjithashtu drejtor sportiv në detyrë, ndërsa unë mora detyrën si president më 15 korrik.

Kishim një periudhë merkatoje shumë të rëndësishme dhe u kuptuam menjëherë shumë mirë. Gjithçka funksiononte në mënyrë perfekte mes nesh dhe mendoj se së bashku, me njerëzit e tjerë të klubit, zhvilluam një merkato shumë të mirë”._

Teilen: