• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejtori Teknik i FSHF, Fulvio Pea, leksion të hapur në Akademinë e Futbollit Vllaznia

26/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori Teknik i Federatës Shqiptare të Futbollit, Fulvio Pea, ishte i ftuar në një leksion të hapur të zhvilluar nga Akademia e Futbollit Vllaznia, i cili u mbajt në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër.

Në këtë leksion ai prezantoi para trajnerëve të Akademisë së Futbollit Vllaznia procesin e tranzicionit të futbollistëve të rinj nga akademia tek ekipi i parë dhe punën që bën Federata e Futbollit për zhvillimin e të rinjve.

Pea, me një karrierë të gjatë si trajner dhe tashmë si Drejtor Teknik, ndau eksperiencën e tij në lidhje me metodologjinë e punës që aplikon një ekip me të rinjtë, vendosjen e objektivave, stafi teknik dhe detyrat përkatëse, filozofinë e lojës, përgatitjen teknike të ndeshjes, përgatitjen atletike të lojtarëve, rregullat e lojës dhe kodin etik.

Leksioni i hapur u fokusua edhe te puna që FSHF po bën me sektorin e të rinjve, duke zhvilluar turne te moshave të ndryshme, krijimin e “Elite Youth Development Academy” dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të talenteve të rinj brenda dhe jashtë vendit.

Next Post

Fermin Lopez paralajmëron kërcënimin e Vinicius Jr përpara El Clasico

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.