Monday, 25. May 2026
Sport

Drejtues i Lazios shpërthen me akuza nda VAR-it: Juves nuk i duhen këto ndihma

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Drejtori sportiv i Lazios, Angelo Fabiani, ka folur për Sky Sport pas disfatës së bardhekaltërve ndaj Juventusit, duke hedhur akuza ndaj sistemit VAR.

“Ne i urojmë djemtë tanë që luajtën një ndeshje të jashtëzakonshme. Unë do të doja të kuptoja se për çfarë është VAR-i. Ndonjëherë më duket se VAR-i shkon në një drejtim. Le të bëjmë një aksion për ta hequr atë.”

Fabiani më pas merret me rastin e goditjes së Patric nga Douglas Luis.

“Douglas Luis godet Patric dhe VAR-i nuk ndërhyn. Vetë Douglas hyn me këmbën e tij si çekiç ndaj Rovellas dhe VAR-i nuk ndërhyn, por ndërhyn në faullin e Romagnolit. Juves nuk i duhen këto gjëra për të fituar ndeshjet. Ne jemi të fortë dhe do të ngrihemi përsëri”.

Teilen: