• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejtuesi i Cesenës: Duam ta mbajmë, por të shohim çdo ndodhë në janar

15/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Emri i Cristian Shpendit është një nga më të kërkuarit në merkato, duke pasur parasysh fillimin e shkëlqyer të sezonit në Serinë B me fanellën e Cesenës.

Sulmuesi shqiptar, i lindur në vitin 2003, ka përfunduar në shënjestrën e disa klubeve të Serisë A, përfshirë Fiorentinën, e cila dëshiron ta rrëmbejë që në janar, duke mposhtur konkurrencën (Napoli, Atalanta, Torino, Leçe dhe Cagliari gjithashtu duan të bëjnë të vetin talentin shqiptar).

Megjithatë, nuk ka gjasa që Cesena, aktualisht e katërta, të privojë veten nga një prej yjeve të saj në gjysmë të sezonit, siç ka nënvizuar klubi në më shumë se një rast.

“Ai po rritet shumë shpejt, është një djalë me kulturë pune, shumë i sjellshëm dhe që dëshiron të arrijë atje, por duke punuar.

Ai po bën mirë, ai është golashënuesi më i mirë në këtë Serie B. Jemi të lumtur, përpiqemi ta mbrojmë dhe trajneri e bën të punojë për ta rritur atë. Ai mund të jetë një sulmues për të cilin mund të flitet në të ardhmen.

Disa skuadra do të trokasin për informacion, por unë mendoj se qëllimi i pronësisë deri në qershor është ta mbajë atë në Cesena. Se çfarë do të ndodhë në janar do të zbulojmë pas pak”, ka thënë drejtori teknik i Cesenës, Massimo Agostini.

Next Post

FFK-ja me njoftim të rëndësishëm për tifozët në Bukuresht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.