Friday, 10. April 2026
Sport

Drejtuesit e klubit e dënuan duke mos e aktivizuar në fushë

GS 05/04/2024 1 Min. Lesezeit

Jasir Asani është padyshim një prej lojtarëve më të rëndësishëm për Shqipërinë.

Ky futbollist nuk po luante në kampionatin e sapo nisur në Korenë e Jugut, pasi kishte një përplasje me drejtuesit e klubit.

Asani ka kërkuar që të largohet në merkaton e janarit, por drejtuesit nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.

Më pas ata vendosën që në ndeshjet e para, Jasiri të mos grumbullohej me ekipin në formë dënimi.

Por së fundmi “Sport Ekspres” mëson se është organizuar një mbledhje në ekip nga ku u vendos që Asani të jetë gati për ekipin nga ndeshja e nesërme.

Teilen: