• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drejtuesit e Manchester Utd marrin vendimin e paprecedent

22/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Manchester Utd humbi finalen e Ligës së Europës duke kurorëzuar tashmë atë që cilësohet si sezon më i dështuar në historinë e këtij klubi. Dhe reagimi i drejtuesve ka qenë i paprecedent.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, klubi ka vendosur që çdo lojtar të nxirret në shitje, duke pranuar oferta për cilindo prej tyre. Një vendim që ka ardhur si pasojë e dështimit në aspektin sportiv, por edhe atë financiar.

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

Vlera e klubit ka rënë ndjeshëm falë këtij sezoni të fundit dhe një vit pa pjesëmarrjen në kompeticionet europiane dëmton edhe më shumë arkat e ”djajve të kuq”. Kësisoj, drejtuesit kanë vendosur që të nxjerrin në shitje çdo lojtar, duke nisur praktikisht çdo gjë nga e para për ndërtimin e skuadrës.

Një vendim që duket se ka qarkulluar edhe më parë mes skuadrës angleze, pasi menjëherë pas sfidës së humbur këtë të mërkurë, si trajneri Amorim, ashtu edhe kapiteni Bruno Fernandesh, deklaruan se ishin gati të largoheshin nëse ua kërkonte klubi. Emra të tjerë të njohur që cilësohen në shitje janë edhe Kasemiro, Kobie Mainoo, Ljuk Shou, Herri Meguajër, Andre Onana apo Alehandro Garnaço.

Next Post

Inzagi akuza për arbitrat, por në Komo duhet vetëm fitorja për Interin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.