Tifozët e Romës nuk e harrojnë trajnerin Zhoze Murinjo. Edhe pse në stol është ulur një idhull i tifozëve romanistë, ata para ndeshjes kanë shpalosur pankarta me mesazhe dashuri për ish-trajnerin e tyre, Zhoze Murinjo.
“Ti mbrojte Romën tonë, na çove në fitore, Zhoze lavdi e përjetshme”; “Ka kujtime që nuk kanë kontrata. Garat dhe buzëqeshjet që na dhurove, sa herë që mbajtët anë, ju do të jeni gjithmonë të respektuar për romanizmin tuaj. Faleminderit zotëri”; “Mou, njëri nga ne”.
Këto janë vetëm disa nga pankartat e shfaqura nga tifozët gjatë Roma-Verona. “Ju dua”, u është përgjigjur portugezit fansave që ka takuar sot në kryeqytet.
PANORAMASPORT.AL