Monday, 13. April 2026
Sport

Drenica – Ballkani dhe Llapi – Prishtina e Re, hapin xhiron e 13-të

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Ditën e shtunë do të luhen dy përballje në kuadër të javës së 13-të të Superligës, njëra në Skënderaj e tjetra në Podujevë. 

Në “Bajram Aliu”, Drenica do t’i bëjë konak Ballkanit. 

Drenica barazoi pa gola me Prishtinën e Re xhiron e kaluar, derisa barazim pati edhe

Ballkani.
Të besuarit e Orges Shehut barazuan me Ferizajn në Suharekë. 

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave këtë sezon u mbyll 3-0 në të mirë të Ballkanit. 

Në anën tjetër, në “Zahir Pajaziti”, Llapi i bën konak Prishtinës së Re. 

Llapi vjen në këtë përballje pas humbjes nga Drita në Gjilan, ndërsa Prishtina e Re barazoi me Drenicën. 

Një nga dy fitoret e vetme në Superligë këtë edicion, Prishtina e Re e ka ndaj Llapit (1-0 në shtator). 

Megjithatë, që tetë ndeshje kjo skuadër nuk ka asnjë fitore (gjashtë humbje, dy barazime). 

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00. 

Teilen: