Saturday, 15. August 2026
Sport

Drenica dhe Dukagjini ndahen baras

GS 15/08/2026 1 Min. Lesezeit

Ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dukagjinit ka përfunduar pa fitues, 0:0.

Ndeshja e zhvilluar të shtunën pasdite në “Bajram Aliu” në Skenderaj i takoi xhiros së parë të Superligës së Kosovës.

Të dyja skuadrat kishin disa raste shënimi, por nuk i konkretizuan.

Dukagjini edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Kosovës.

Ndërsa Drenica arriti ta siguronte mbijetesën në Superligë pa barazh.

Teilen: