Saturday, 14. March 2026
Sport

Drenica e emëron trajnerin Afrim Jashari deri në fund të sezonit

GS 01/04/2024 1 Min. Lesezeit

Pasi u nda me Gani Sejdiun, Drenica e emëroi menjëherë trajnerin e ri.

Kuqezinjtë njoftuan se Afrim Jashari do ta drejtojë ekipin drenicas deri në fund të sezonit.

Trajneri i ri do të prezantohet sot para futbollistëve dhe do ta marrë ekipin menjëherë në dorë.

Drenica gjendet në vendin e katërt në tabelën e Ligës së Parë, ndërsa me barazimin ndaj Phoenixit thuajse iu shuan gjasat për t’u rikthyer në Superligë.

Teilen: