• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drenica ndan rrugët me trajnerin Arsim Thaqi, trajneri i tretë i larguar brenda një sezoni

01/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drenica ka njoftuar zyrtarisht se është ndarë me trajnerin, Arsim Thaqin.

Pas tre muajve në krye të skuadrës drenicake, Arsim Thaqi është shkarkuar nga detyra e tij si trajner i Drenicës, me klubin që ka dhënë edhe arsyen, në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“FC Drenica njofton se ka marrë vendim të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi. Ky vendim është marrë pas një analize të detajuar të ecurisë së ekipit dhe nevojës për ndryshime që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona për të ardhmen. Vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë pas një analize të thellë të situatës dhe përpjekjës për të ecur përpara me një qasje të re me qëllim që klubi të arrijë rezultate sa më të mira”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drenicës.

Megjithatë, Drenica ka bërë me dije që menjëherë ka nisur procedurat për gjetjen e trajnerit të ri.

“Klubi tashmë ka nisur procesin për gjetjen e një trajneri të ri, i cili do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës dhe do të punojë për të përmbushur synimet tona”, thuhet më tutje nga Drenica.

Arsim Thaqi ishte trajneri i tretë i Drenicës për këtë sezon, pasi para tij kishin ndërprerë kontratën edhe me Bylbyl Sokolin, i cili i kishte hyrë garës së politikës.

Parardhës i Bylbyl Sokolit ishte Megzon Visoka, i cili në mënyrë të çuditshme ishte shkarkuar nga klubi, edhe pse nuk e kishte asnjë humbje.

Drenica momentalisht është e para në Ligën e Parë – Grupi A, me 41 pikë të tubuara në 20 ndeshje. Drenicakët kanë katër pikë më shumë se vendi i dytë, Trepça ’89.

 

Next Post

Ancelotti beson se Mbappe mund të bëhet si Ronaldo te Reali

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.