Saturday, 23. May 2026
Sport

Drenica përforcon pozitën e parë, mposht Trepçën në udhëtim

GS 07/03/2025 1 Min. Lesezeit

Drenica i kthehet fitoreve në Ligën e Parë, duke mposhtur një rival direkt për vendin e parë, Trepçën, në ndeshjen në udhëtim, të luajtur në Lipjan.

Skuadra nga Skenderaj, realizoi fitore me rezultat 2;0, me dy gol atë shënuar që në pjesën e parë, për fitoren e parë pas dy ndeshjeve pa triumf.
Skuadra e udhëhequr nga Arsim Thaqi, kaloi në avantazh me golin e Fofanas në minutën e 22-të, para se Kreshnik Uka të dyfishonte epërsinë në fund të pjesës së parë.

Me këtë fitore, Drenica që prin në tabelën e Grupit A, të Ligës së parë, tani ka 38 pikë, gjashtë më shumë se Trepça ’89 në pozitën e dytë.

Teilen: