Monday, 13. April 2026
Sport

Drenica shënon fitore të madhe ndaj Ballkanit-Llapi dhe Prishtina e Re ndajnë pikët

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj nënkampionit Ballkani,duke e mposhtur me rezultat 2:0.


Banner

Udoyen Akpan në minutën e 65-të kaloi në epërsi ekipin nga Skenderaj,teksa në minutën e 68-të Kreshnik Uka shënoi për 2:0 që ishte edhe rezultati përfundimtare.

Ndërkohë Llapi barazoi në shtëpi kundër skuadrës së fundit në tabelë Prishtinës së Re me rezultat 1:1,duke lëshuar mundësi për të marrë 3 pikë të rëndësishme.

Elvis Prençi realizoi në minutën e 14-të për epërsinë e mysafirëve,por Llapi barazoi në pjesën e dytë ku Arianit Hasani shënoi për 1:1.

 

Teilen: