Wednesday, 4. March 2026
Sport

Drenori me akuza të shumta ndaj Feronikelit 74

GS 17/06/2023 3 Min. Lesezeit

Xhavit Drenori, udhëheqës i Iniciativës Qytetare “GREEN for Drenas”, përmes një postimi, ka lëshuar një mori akuza në drejtim të klubit të futbollit Feronikeli 74 nga Drenasi.

Ka reagimi i Drenorit. 

Reagim i IQ “GREEN për Drenas, Mbetemi (fatkeqësisht) me dyshime se klubi i ri “KF FERONIKELI 1974”, njejtë si klubi ynë i zemrës, KF FERONIKELI “i vjetër”, mund të ketë kaluar nga një dallaveraxhi në tjetrin!!!

Sot, pas publikimit të lajmit për dorëheqje të trajnerit, u interesuam për ta mësuar të vërtetën në lidhje me arsyet. 

Arritëm të informohem se janë shkaqet personale të trajnerit për shkëputje të bashkëpunimit.

U interesuam sepse ditëve të fundit jemi informuar se gogja do dallavere e kanë përshkruar “fuzionimin” e klubit. Madje, këto dallavere janë edhe pjesë e hetimeve nga organet gjyqësore. 

Të informuar janë  edhe përgjegjësit e Ministrisë së Sportit, e nëse ende jo të FIFA-s, së shpejti edhe ata.

Po i prezantojmë disa nga këto dallavere / keqpërdorime:

– FFK ka bërë pagesë të kundërligjshme në llogari private të Erlind Krasniqi, mjete financiare të cilat kanë qenë të dedikuara për KF “Feronikelin”. 

– Mjete finaciare të dedikuara për klubin nga shitja e të drejtave televizive 12.500 euro dhe me vendim 25.000 euro janë derdhur në llogari private, ndërsa KF “Feronikeli” është OJQ. 

– FFK me vetëdije ka bërë pagesën në llogarinë private të Erlind Krasniqit, duke e ditur faktin se FIFA ka bllokuar llogaritë e KF “Feronikelit” për shkak të borgjeve të papaguara ndaj futbollistëve. 

– FFK në vend se të respektoj ligjshmërinë dhe të zbatoj vendimin e FIFA-s, me vetëdije i ikë zbatimit të vendimit të FIFA-s dhe detyrimeve ndaj ATK-së. 

– Duke e ditur situatën me vetëdije FFK ia mundëson KF Feronikelit fuzionimin me KF Fortunën dhe ia ruan rangun e njejtë të garave duke i shmangur përkohësisht detyrimet financiare që i ka të krijuara KF Feronikeli ndaj lojtarëve dhe ATK-së. 

– Tani ky klubi i ri veç se ka filluar garat në ligën e parë me emrin e ri “Feronikeli 74”, ku sipas FFK njihet si klub i ri dhe nuk trashëgon asnjë detyrim nga klubi i mëparshëm.(klubi i ri fillon garat drejtpërdrejt në ligën e parë, e tani është inkuadruar në Superligë). 

Pagesat e realizuara kundërligjshëm tek Presidenti i klubit Erlind Krasniqi, janë realizuar gjatë viteve 2022, ndërsa si dëshmi posedojmë transferet, nga cila konto/bankë në cilën si dhe shumat e sakta. 

Sipas informacioneve, paratë janë tërhequr cash nga bankomatet (jashtëligjshëm) dhe jo me fatura të rregullta, siç parashihet me ligj”, ka shkruar mes të tjera Drenori.

Teilen: