Inter pērfundimisht ka hequr dorë nga transferimi i Romelu Lukakut.
Ndërsa tani, Juventusi ka hyrë në garë për transferimin e tij.
Sipas Fabrizio Romanos, “Zonja e Vjetër” ka ofruar 37.5 milionë euro plus 2.5 të tjera shtesa.
Kjo ofertë do të jetë valide vetëm nëse shitet sulmuesi Dusan Vlahovic deri më 4 gusht.
Chelsea shpreson ta shesë sulmuesin belg deri në fillim të muajit gusht.
Blutë nuk janë të interesuar për ta blerë Vlahovicin.