• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drilon Ahmetaj, gati për paraqitje të mirë në E-Sport GT

15/10/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drilon Ahmetaj do ta përfaqësojë Kosovën në disiplinën E-Sport GT, në FIA Motor Sport Games, “Valencia 2024”.

Pas paraqitjeve shumë të mira që i pati në kampionatin vendor, Driloni është duke u përgatitur që edhe në Valencia të ketë rezultat sa më të mirë.

“Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, sepse dihet që në Valencia konkurrenca do të jetë shumë e fortë. Gjithsesi, unë, por edhe garuesit tjerë që do të shkojmë atje, synojmë të arrijmë rezultat sa më të mirë”, ka thënë Ahmetaj për faqen zyrtare të FASK-ut, në Facebook.

Kjo është hera e dytë që Kosova garon në këtë disiplinë, pasi në vitin 2022, në Marsejë, pjesëmarrës ishte Visar Gjikolli.

“Është disiplinë mjaft atraktive, e cila kërkon përqendrim maksimal, por tashmë kemi përvojë të konsiderueshme dhe besoj do të paraqitem mirë në Valencia. E falënderoj FASK-un dhe SIM Race Kosova për mundësinë e dhënë që edhe ne t’i dëshmojmë aftësitë tona në këtë sport”, ka shtuar Driloni.

Në E-Sport, Kosova prezantohet edhe nga Baran Karabeg, i cili do të garojë në E-Sport F4.

Next Post

Debutuesi Leveling i sinqertë: U tremba mos më anulonin golin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.