Thursday, 21. May 2026
Sport

Drilon Hajrizi flet pasi fitoi kampionatin: “Ky titull ka një peshë më të madhe se trofetë”

GS 21/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kapiteni i KB Trepça, Drilon Hajrizi, ka reaguar me një mesazh emocional pas titullit të tretë radhazi kampion i Kosovës, duke treguar se ky sukses ka një domethënie shumë më të madhe sesa vetëm trofeu.

Në një postim prekës, Hajrizi rikujtoi vitet e vështira të klubit, duke përmendur periudhën e vitit 2012 kur, sipas tij, Trepça kishte talent dhe ëndrra të mëdha, por jo kushtet dhe bazamentin e nevojshëm për ta mbajtur klubin në majë.

Ai theksoi se rikthimi i Trepçës në elitë erdhi në një kohë kur vullneti ishte më i madh sesa mundësitë, ndërsa sot klubi ka ndërtuar organizim, mentalitet fitues dhe një kulturë që synon të zgjasë për shumë vite.

Teilen: