Trepça është kampion i ri i Kosovës në basketboll.
Me suksesin e Trepçës jeton qyteti i Mitrovicës me rrethinë.
Klubi që ka shikueshmërinë më të madhe në Kosovë.
Basketbollisti Drilon Hajrizi është i ngazyllyer që me Trepçën dolën kampion duke e mundur në seri të fitoreve 4:2 Bashkimin në kuadër të finaleve të play-off-it.
“Nga sfida në majë, kampion!
Sezoni nuk nisi me një gjuajtje, por me një goditje.
Jo në fushë, por në shëndet. Ishte një sprovë që më tronditi deri në palcë dhe më vuri përballë pyetjes më të vështirë: a do të mundem të rikthehem?
Por nuk isha gati të largohem nga loja. Çdo ditë rikuperimi ishte si një pikëz shprese, si një hap drejt parketit, drejt ëndrrës sime që vlonte brenda meje. Dhe kur u ktheva, nuk kisha ardhur vetëm për të luajtur. Kisha ardhur për të fituar.
Kupë pas kupe, sfidë pas sfide, djersë pas djerse… deri sot, sërish: kampion.
Falënderoj Zotin e Madhërishëm për shëndetin, rikthimin dhe suksesin.
Ky moment është më shumë se një fitore sportive, është një dëshmi e gjallë se besimi dhe këmbëngulja i japin kuptim çdo rikthimi.
Faleminderit familjes për dashurinë e pakushtëzuar,
ekipit për besimin, trajnerëve për durimin, menaxhmentit për mbështetjen e palëkundur dhe secilit që më pa jo vetëm si lojtar, por si luftëtar.
Gjuha e kampionit nuk mësohet në libra. Ajo shkruhet me mund, lexohet me shpirt dhe flitet vetëm nga ata që guxojnë të mos dorëzohen.
Ky titull është për të gjithë ata që ecin përpara edhe kur rruga është e pjerrët, sepse zemrat e mëdha nuk ndalen kurrë, për sa kohë vazhdojnë të rrahin!
Urime Mitrovicë!”, ka shkruar Hajrizi në profilin e tij në facebook.