Sunday, 24. May 2026
Sport

Drita dhe Prishtina sigurojnë gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës

GS 27/02/2025 1 Min. Lesezeit

Tashmë janë kompletuar klubet që do të luajnë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Drita e ka mposhtur Prishtinën e Re me rezultat të pastër 4-0. Golat përm skuadrën gjilanase i realizuan Broja, Selmani, Zylfiu dhe Manaj, raporton KosovaPress.


Banner

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e ka mposhtur me shumë lehtësi Vëllaznimin duke triumfuar me rezultat 4-0. Për bardhekaltërit shënuan Najeeb Yakubu, Rron Raqi, Bytyqi dhe Shillova.

Ndërsa të mërkurën gjysmëfinalen e siguruan edhe Llapi dhe Drenica.

Teilen: