Sunday, 22. March 2026
Sport

Drita e fiton derbin

GS 22/03/2026 2 Min. Lesezeit

Derbi më i madh lokal në futbollin kosovar, ai i Anamoravës, i ka takuar Dritës. Ndërkohë, Malisheva ka vazhduar me formë të mirë duke e mposhtur Llapin. E, Dukagjini është ndalur në shtëpi nga Prishtina e Re.

Të dielën janë zhvilluar tri nga ndeshjet e javës së njëzet e gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionia në fuqi në ndeshjen e zhvilluar në Gjilan e ka siguruar fitoren falë golit të shënuar nga Veton Tusha në minutën e dyzet e katërt, pas një asistimi nga Kristal Abazaj. Ky gol ka rezultuar vendimtar për fatin e ndeshjes.

Ndërkohë, në Malishevë ndeshja është mbyllur me rezultat 2:0. Pas një pjese të parë pa gola, vendasit kanë reaguar në pjesën e dytë. Fillimisht ka shënuar, ndërsa më pas është vulosur fitorja e Malishevës edhe me një gol tjetër nga Zeka.

Në ndeshjen në Klinë, mysafirët kaluan në epërsi në minutën e tridhjetë e shtatë me golin e Ibrahim Kargbos, pas një aksioni të shpejtë. Më herët, ata kishin humbur edhe një penallti.

Dukagjini ka reaguar në pjesën e dytë duke marrë kontrollin e lojës dhe duke krijuar disa raste. Golin e barazimit e ka realizuar kapiteni Altin Mërlaku, duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultat 1-1.

Tashmë Drita gjendet në krye të tabelës me dyzet e tetë pikë, ndërsa në vendin e fundit gjendet Prishtina e Re me njëzet e katër pikë.

Teilen: