Saturday, 9. May 2026
Sport

Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve, vazhdon garën në Europa League

GS 29/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës Drita ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e kthimit nga FC Copenhagen, duke u eliminuar nga rrethi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve.

Gjilanasit që kishin pësuar humbje në ndeshjen e parë (2:0), të martën mbrëma në kryeqytet u mposhtën sërish, dhe u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 0:3.

Duelin në “Fadil Vokrri”, Drita e mbylli me një lojtar më pak, kur Liridon Balaj u ndëshkua me karton të kuq.

Drita tani vazhdon garën në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, ku do të përballet me humbësin nga dueli Shkëndija – Steaua.

Teilen: