Drita e ka fituar me përmbysje të rezultatit 2:1 derbin ndaj Gjilanit.
Ndeshja e cila u zhvillua të hënën i takoi xhiros së tetë të Superligës së Kosovës.
Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 45-të me golin që e realizoi Almir Aganspahiq nga penalltia.
Liridon Balaj i barazoi shifrat për kampionen në fuqi të Kosovës, Dritën, në minutën e 53-të.
Goli i shënuar nga Albert Dabiqaj në minutën e 76-të ia siguroi fitoren Dritës.
Drita ka 11 pikë në vendin e katërt. Gjilani me këtë humbje bie në pozitën e fundit me shtatë pikë.