Saturday, 11. April 2026
Sport

Drita fiton derbin ndaj Gjilanit, Dukagjini barazon me Feronikelin ‘74

GS 01/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

  

Vëmendja ishte në derbin e qytetit të Gjilanit, ku FC Drita doli triumfuese.

Drita mposhti SC Gjilanin me rezultat 2:0.

Në minutën e 32-të Drita morri epërsinë, ishte Almir Ajzeraj ai që shënoi golin e parë në ndeshje.

Derisa epërsinë për vendasit e dyfishoi Ardit Tahiri për të vulosur fitoren ndaj rivalit lokal.

Drita me këtë fitore mbetet në vendin e tretë, derisa Gjilani bie në vendin e shtatë.

Në ndeshjen tjetër ndërmjet KF Dukagjinit dhe Feronikeli ’74 nuk ka pasur fituar.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1:1.

Iljasa Zulfiji zhbllokoi rezultatin për t’ia dhënë epërsinë vendasve, kurse barazoi për Feronikelin ’74.

Dukagjini renditet i gjashti, kurse Feronikeli është në vendin e tetë./Lajmi.net/

 

  

  


Teilen: