Skuadra e Dritës ka marrë fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Drita, të enjten mbrëma triumfoi në udhëtim ndaj skuadrës së Breidablikut me rezultatin e ngushtë 2:1.
Ky rezultat është i favorshëm për ekipin gjilanas për ndeshjen e kthimit, të cilën e luan jaën e ardhshme në Kosovë.
Të dy golat ndaj Breidablikut, skuadra e Dritës i shënoi në pjesën e parë dhe në të dyja asistoi mesfushori Albert Dabiqaj.
Në minutën e 3-të, sulmuesi Arb Manaj e kaloi në epërsi Dritën, përpara se Veton Tusha ta dyfishoj në minutën e 23-të.
Breidabliku krejt çka arriti të bëjë në pjesën e dytë, e shënoi golin e nderit me anë të sulmuesit Isak Snaer Thorvaldsson (71′).
Drita ndeshjen e mbylli me një lojtar më pak, pasi Besnik Krasniqi u përjashtua në minutën e 89-të pas dy kartonëve të verdhë.
Për Dritën, kjo është ndeshja e parë këtë sezon në garat evropiane pasi rrugëtimin e ka nisur prej rrethit të dytë kualfikues të Ligës së Konferencës.