• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drita fluturon në renditjen e Ligës së Konferencës – lë pas emra nga La Liga, Serie A dhe Liga Premier

27/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampioni i Kosovës, Drita, ka shënuar një fitore të madhe në derbin shqiptar kundër Shkëndijës, në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Konferencës.

“Intelektualët” triumfuan me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e zjarrtë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Arb Manaj u shpall hero me golin e vetëm të takimit, pas një harkimi perfekt nga Besnik Krasniqi.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e tetë në renditjen e përgjithshme të Ligës së Konferencës me 8 pikë, ndërsa Shkëndija zbret në pozitën e 25-të me 4 pikë.

Forma e jashtëzakonshme e gjilanasve nën drejtimin e trajnerit Zekirija Ramadani bën që klubi të jetë shumë pranë sigurimit të një vendi në play-off të kësaj gare evropiane.

Ajo që bie më së shumti në sy është fakti se pas katër xhirove, Drita ka lënë pas emra të njohur të futbollit evropian si: Sparta Prague, Rayo Vallecano, Fiorentina, Crystal Palace, AZ Alkmaar, Dinamo Kyiv dhe Legia Warsaw.

Drita ka edhe dy ndeshje të mbetura në fazën e ligës: fillimisht pret AZ Alkmaar, ndërsa në fund udhëton në Spanjë për t’u përballur me Rayo Vallecano.

Deri më tani, gjilanasit kanë regjistruar fitore ndaj Shelbourne dhe Shkëndijës, ndërsa kanë barazuar me KuPS dhe Omonia – një ecuri shumë pozitive që i mban në garë për një histori të re evropiane.

Standings provided by Sofascore



Next Post

Drita shkruan historinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.