Wednesday, 29. April 2026
Sport

Drita i afrohet titullit, fitojnë edhe Malisheva e Llapi

GS 29/04/2026 1 Min. Lesezeit

Drita e ka mposhtur Prishtinën në derbin e mesjavës në Superligën e Kosovës në futboll.

Përballja e rivalëve të vjetër u mbyll me rezultat minimal 1:0, i vendosur me golin e Blerim Krasniqit shtatë minuta para fundit të ndeshjes.

Me këtë triumf në Gjilan, Drita i afrohet edhe më shumë titullit të kampionit, duke e rritur distancën në tetë pikë ndaj Ballkanit kur kanë mbetur edhe 5 xhiro.

Ndërkohë Prishtina që po luan për vendin e tretë dhe pjesëmarrjen në Evropë, tashmë mbetet në vendin e katërt dhe me katër pikë larg Malishevës.

Ekipi i Bylbyl Sokolit realizoi fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit, 3:1 për të përforcuar vendin e tretë.

Me dy gola të Ibishit dhe një të Kryeziut, Malisheva realizoi fitore të madhe në shtëpi.

Ndërkohë edhe Llapi bëri hap të madh drejt mbijetesës pas fitores prej 4:0 ndaj Prishtinës së Re.

Arbnor Ramadani, Arianit Hasani, Edon Sadriu e Fiton Ademi realizuan golat për llapjanët që ngjiten në vendin e tetë me 36 pikë.

Teilen: