Klubi i Futbollit Drita ka bërë të ditur se nga ky edicion do të ketë në strukturën e klubit edhe ekipin B, i cili do të nisë garat nga Liga e Tretë e Kosovës.
Sipas klubit gjilanas, krijimi i ekipit të dytë është pjesë e planit për zhvillimin e mëtejshëm të klubit dhe investimeve të parapara për të ardhmen.
Vendimi është marrë nga pronarët e klubit, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, me synimin që përmes ekipit B të krijohen mundësi më të mira për zhvillimin e futbollistëve.
Objektivi i Dritës është që ekipi B, përmes një organizimi të mirë dhe zhvillimit të vazhdueshëm, në vitet e ardhshme të arrijë deri në Ligën e Parë të Kosovës.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës nesër do të hedhë shortin për përcaktimin e kalendarit të garave për edicionin e ri.
Drita B kështu do ta nisë rrugëtimin nga Liga e Tretë, me synim që gradualisht të ngjitet në nivelet më të larta të futbollit kosovar.