Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, e vazhdon javën e ardhshme garën në Ligën e Konferencës.
Në kuadër të raundit të tretë kualifikues, Drita përballet me kampionin e San Marinos, Tre Fiori.
Ndeshja e parë zhvillohet në San Marino, të enjten e ardhshme. Në “Fadil Vokrri” në Prishtinë dy ekipet përballen më 13 gusht.
Në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës janë kualifikuar edhe Dinamo City e Tiranës dhe Shkëndija e Tetovës. Dinamo përballet me Audan e Letonisë, ndërsa Shkëndija me Hibernianin e Skocisë.
Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, është në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Më 6 e 13 gusht përballet me Shamrock Roversin e Irlandës.
Teilen: