Wednesday, 18. February 2026
Sport

Drita me mungesa ndaj Celjes

GS 12/02/2026 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita do të ketë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e parë të “play-offit” në Ligën e Konferencës kundër Celjes së Sllovenisë.

Bëhet e ditur se ekipi nga Superliga e Kosovës do të jetë pa mesfushorin Rron Broja dhe sulmuesin Arb Manaj në përballjen e parë, e cila luhet në Prishtinë më datën 19 shkurt.

Edhe pse ekipi nga Gjilani nuk i ka konfirmuar ende mungesat e futbollistëve, mësohet se as Broja e as Manaj nuk do të rikuperohen në kohë për të qenë gati për javën e ardhshme.

Madje, thuhet se gjasat janë të mëdha që Drita të jetë pa kapitenin Broja edhe në ndeshjen e kthimit që luhet një javë më vonë në Slloveni.

Megjithatë, para ndeshjes me Celjen në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita këtë vikend do të përballet me skuadrën e Drenicës në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Teilen: