Wednesday, 1. April 2026
Sport

Drita me ndryshime ndaj Breidablik-ut

GS 27/07/2024 1 Min. Lesezeit

Drita ka marr një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë ndaj Breidablik, me skuadrën gjilanase e cila rikthehet në Kosovë me rezultat pozitiv.

Rezultatin pozitiv duhet ta mbrojnë në arenën “Zahir Pajaziti”, stadium ku ‘Intelektualët’ do kërkojnë kualifikimin tutje.

Lexo po ashtu: Drita bind në Islandë, merr fitore të rëndësishme në udhëtim te Breidalbik

Besnik Krasniqi i cili u ndëshkua me karton të kuq, do jetë jashtë për këtë përballje, i cili do zëvendësohet nga përforcimi më i ri i skuadrës, Kastriot Rapuca.

Raddy Ouvoka pritet të rikthehet në formacionin startues, i cili është zgjedhja e parë e Zekirija Ramadanit.

Për këtë takim do rikthehet dhe Blerim Krasniqi, i cili do jetë në dispozicion të bardhekaltërve.

Teilen: