Thursday, 19. March 2026
Sport

Drita me super përforcim

GS 06/07/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Iljasa Zulfiu rikthehet sërish në futbollin e Kosovës.

Pas një periudhe të shkurtër në Kazakistan të ekipi Zhenis Astana, tani i bashkohet Dritës së Gjilanit.

Duhet kujtuar se ky futbollist ka luajtur edhe për Dukagjinin e Klinës.

“Iljasa Zulfiu është lojtari ynë!

Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut  Iljasa Zulfiu 26 vjeç i cili është nga Lugina e Preshevës.

Zulfiu vjen nga kampionati i Kazakistanit ku ishte pjesë e ekipit të Zhenis Astana.

Zulfiu para se të transferohej në Zhenis Astana  ishte pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Dukagjini, Malisheva dhe Flamurtari gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipit të Laçit në superioren shqiptare.

Iljasai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe do të jetë pjesë e klubit deri 2027.

Mirë se vjen Iljasa, djali i Luginës”, – njofton Drira.

Teilen: