Futbollisti Iljasa Zulfiu rikthehet sërish në futbollin e Kosovës.
Pas një periudhe të shkurtër në Kazakistan të ekipi Zhenis Astana, tani i bashkohet Dritës së Gjilanit.
Duhet kujtuar se ky futbollist ka luajtur edhe për Dukagjinin e Klinës.
“Iljasa Zulfiu është lojtari ynë!
Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu 26 vjeç i cili është nga Lugina e Preshevës.
Zulfiu vjen nga kampionati i Kazakistanit ku ishte pjesë e ekipit të Zhenis Astana.
Zulfiu para se të transferohej në Zhenis Astana ishte pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Dukagjini, Malisheva dhe Flamurtari gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipit të Laçit në superioren shqiptare.
Iljasai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe do të jetë pjesë e klubit deri 2027.
Mirë se vjen Iljasa, djali i Luginës”, – njofton Drira.