• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drita mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Evropës nëse eliminohet nga Copenhagen

17/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drita ka shkruar histori duke u bërë skuadra e parë kosovare që kalon në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve

Pas fitores heroike ndaj Differdange 03, Drita është kualifikuar për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, një sukses historik për futbollin kosovar. Tani gjilanasit do të përballen me gjigantët danezë të FC Copenhagen.

Në rast se Drita eliminohet nga Copenhagen, rrugëtimi evropian nuk përfundon. Ata do të zbresin në Ligën e Evropës, ku do të garojnë në “Champions Path” dhe janë pjesë e vazos së ekipeve favorite.

Kjo do të thotë se Drita do të përballet me një kundërshtar nga vazoja e jo-favoriteve, pra një ekip që ka koeficient më të ulët dhe që është eliminuar në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve. Kjo rrit shanset për të kaluar edhe një raund tjetër.

Kundërshtarët e mundshëm të Dritës janë skuadrat që humbin nga këto përballje të raundit të dytë:

KuPS (Finlandë) – Kairat (Kazakistan)

Breiðablik (Islandë) – Lech Poznań (Poloni)

Noah (Armeni) – Ferencváros (Hungari)

Hamrun Spartans (Maltë) – Dynamo Kyiv (Ukrainë)

Shkëndija (RMV) – FCSB (Rumani)

Shelbourne (Irlandë) – Qarabağ (Azerbajxhan)

Skuadra e Zekirija Ramadanit ka një motivim shtesë: nëse kalon edhe raundin e tretë në Ligën e Evropës, përveç se do të luajë në “play-off” të kësaj gare, automatikisht siguron fazon e grupeve të Ligës së Konferencës, një sukses i jashtëzakonshëm në nivel evropian.

Kjo mund të jetë sezoni më i madh në histori për Dritën, me mundësi reale për t’u futur për herë të parë në një fazë grupore të një gare të UEFA-s.

Next Post

Albi Doka, blerja më e re e Teutës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.