Drita ka arkëtuar pikë të plota në javën e 28-të të Albi Mall Superligës, duke mposhtur Ferizajn me rezultat 2-1 në një ndeshje plot emocione.
Edhe pse mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 18-të, gjilanasit reaguan shpejt duke barazuar shifrat me Veton Limajn në minutën e 36-të.
Përmbysja e madhe u kompletua në pjesën e dytë, kur në minutën e 75-të Drita shënoi golin e fitores, duke siguruar tre pikë jetike që e mbajnë në vendin e parë me 54 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë, Ballkani.
Në anën tjetër, Ferizaj mbetet në zonën e rrezikshme, duke u pozicionuar në vendin e tetë me 32 pikë pas kësaj humbjeje.
Teilen: