• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drita ndan rrugët me dy futbollistë

10/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liderja e elitës së futbollit kosovar pas 18 ndeshjeve të luajtura, Drita, të premten ka njoftuar se është ndarë me dy futbollistë.

Dienit Isufi dhe Alexandre Fressange nuk do të jenë pjesë e klubit gjilanas.

Për mesfushorin Isufi, Drita njoftoi se ka dashur që ta provojë një sfidë të re ku do të ketë më shumë hapësirë për të luajtur, ndërsa për francezin Fressange, ka shkruar se futbollisti i krahut nuk u përshtat me ekipin.

“Alexi u bashkua me ekipin në verë por nuk arriti asesi të përshtatet me ekipin. Zgjidhja më e mirë për dy palët ishte ndërprerja e bashkëpunimit për t’i hapur rrugë lojtarit për sfida të reja. Klubi i uron suksese Alexit në vazhdim të karrierës”, ka njoftuar Drita.

Drita është lidere me 40 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi Ballkani, kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë.

 

Next Post

PSG favorit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.