Tuesday, 3. March 2026
Sport

Drita në epërsi pas pjesës së parë, Manaj fantastik me dy gola

GS 15/07/2025 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës, Drita, e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1 ndaj Differdange në ndeshjen e kthimit të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi Arb Manaj realizoi dy herë për gjilanasit, në minutat 4′ dhe 17′, duke përfituar nga reagimet e dobëta të mbrojtjes dhe portierit të skuadrës nga Luksemburgu.

Differdange u rikthye në lojë në minutën e 28-të, kur Brusco shënoi me kokë pas një goditje nga këndi.

Vendësit shtuan presionin në minutat e fundit të pjesës së parë në kërkim të barazimit, por Maloku intervenoi mirë në disa situata.

Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 2:1 për Dritën, që është në rrugë të mbarë për të shkruar histori si skuadra e parë nga Kosova që kalon në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.

Teilen: