Skuadra e Dritës ka njoftuar për transferimin e tretë të merkatos verore. Pas Kastriot Rapucës dhe Ilir Mustafës, Dritës i bashkohet edhe Veton Tusha.
Sulmuesi Veton Tusha transferohet te Drita nga skuadra e Dinamo Cityt.
“Vetoni është pjese e Përfaqësueses së Kosovës U21, dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin ofanziv për trajnerin tonë Zekirija Ramadani”, shkroi Drita në “Facebook”.
Tusha ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Drita deri në qershor të vitit 2027.