Saturday, 21. March 2026
Sport

Drita – Plzen, formacionet zyrtare

GS 03/08/2023 1 Min. Lesezeit

Drita e zhvillon sot (e enjte) ndeshjen e dytë ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Klubi gjilanas do të synojë të fitojë këtë takim për të kaluar në rrethin tjetër, ndërsa nxori rezultat pozitiv nga ndeshja e parë.

Drita barazoi pa gola në udhëtim te klubi çek, ndërsa sonte synon ta mbyll çështjen e kalimit në rrethin tjetër të garës së tretë më të madhe për klube në Evropë.

Formacionet zyrtare:

Drita: Smakiqi, Krasniqi, Salihu, Agyare, Thaqi, Baftiu, Broja, Jashari, Selmani, Ajzeraj, Tahiri.

Plzen: Stanek, Hejda, Haranc, Dweh, Jirka, Traore, Kopic, Kalvach, Sykora, Vydra, Chory.

Teilen: