• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drita publikon formacionin zyrtar ndaj Copenhagenit

29/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionia e Kosovës, Drita, ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e kthimit ndaj Copenhagenit në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Një orë para fillimit të ndeshjes, trajneri Zekirija Ramadani është përcaktuar për 11-shen me të cilën do ti kundërvihet ekipit të madh nga Danimarka.

Në portë, do të jetë Faton Maloku derisa vija e mbrojtjes përbëhet nga Besnik Krasniqi, Juan Camilo Mesa, Raddy Ovouka e Egzon Bejtullai.

Në mesfushë janë kapiteni Rron Broja e Albert Dabiqaj që do të jenë para mbrojtjes derisa treshja Almir Ajzeraj, Blerim Krasniqi e Liridon Balaj do ta përkrahin qendërsulmuesin Arb Manaj.

Kjo ndeshje nis në orën 20:00 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Drita kërkon përmbysjen e madhe.

Javën e shkuar në Danimarkë, Drita u mposht 2:0 nga Copenhageni, që të dy golat i shënoi nga penalltia në pjesën e dytë.

Next Post

Jashari paralajmëron Brugge: Nuk dua të luaj më këtu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.